Mbledhja e tatimeve në veri sfidë për ATK-në

E publikuar: 29/06/2019 18:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më shumë se 1 mijë biznese apo vetëm apo 14% e totalit të bizneseve që operojnë në veri të Kosovës, të regjistruara në Adminsitratën Tatimore të Kosovës i janë nënshtruar obligimit tatimor.

Deri më tani këto biznese kanë paguar mbi 1milion euro. ATK, thotë se nuk ka autoritet të plotë në këtë pjesë të Kosovës për t’i detyruar ato që të kryejnë obligimet ligjore.

Në pjesën veriore të Kosovës, janë të regjistruara 1097 biznese të cilat i nënshtrohen obligimit tatimor. Zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyçi ka thënë për Radio Kosovën se 14% të bizneseve në veri kryejnë obligimet tatimore, ndërsa bëri të ditur se ATK, nuk ka autorite të plotë në atë zonë për shkak të sigurisë.
“Administrata Tatimore e Kosovës, ka autoritet edhe për pjesën veriore të Mitrovicës, por jo aq sa duhet dhe aq sa ka nevojë implemtentimi i ligjit në atë pjesë. Kjo për shkak të sigurisë dhe në të shumtën e rasteve për të ushtruar autoritetin tonë ne aktivtetet i kemi bërë në asistencë të Policisë së Kosovës”tha Bytyçi.

Zëdhënësja e ATK-së, tha se ka pasur rastë të hezitimit për të iu bindur rregullave dhe dispozitave ligjore të legjislacionit tatimor në fuqi. Mirëpo, ajo bëri të ditur se ka edhe perjashtime për shkak se një biznes në pjesën veriore është tatimpaguesi më i madh për regjionin e Mitrovicës.

Ndërkaq njohës i cështjeve të ekonomisë, Fadil Osmani, i ka thënë Radio Kosovës, se autoritete kompetente të vendit duhet të gjejnë modalitetin se si pjesa e veriut duhet ti nënshtrohen obligimeve qytetare në menyrë që mos të dëmtohen ekonomia e vendit. Ai tha se qyetarët e kësaj zone duhet ta pranojnë që Kosova ka ligjet, institucionet dhe mekanizmat e saj prandaj edhe duhet nënshtruar obligimeve ligjore.

“Instituconet tona duhet që gjatë bisedimeve ti trajtojnë këto tema jashtëzakonisht shumë për shkak se Kosova në vazhdimësi dëmtohet me të hyra buxhetore që janë në atë pjesë. Qoftë për grumbullimin e mjeteve financiare për energji elektike, ujë si dhe hyrat që vijnë drejtëpërdrejtë nga bizneset, do të thotë të gjitha këto taksa këta qytetar të Kosovës nuk i kanë paguar duke bërë kështu që të dëmtohet ekonomia dhe buxheti i shtetit”.

Në pjesën veriore, janë 20 inspektor të ATK-së që në baza ditore zhvillojnë aktivitete operacionale apo të rregullta që janë të parapara në atë pjesë.