Mbi 670 pacientë po trajtohen në QKUK dhe spitalet regjionale, 44 prej tyre në kujdes intensiv

E publikuar: 17/09/2021 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

675 pacientë po trajtohen në klinikat COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, prej tyre, 540 me oksigjeno-terapi dhe 44 në kujdes intensiv.

Përmes një njoftimi, ShSKUK-ja ka bërë të fitur edhe për numrin e pacientëve të shtrirë nëpër klinikat dhe spitalet regjionale.

Postimi i plotë:

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 87 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 51 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 37 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 58 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 22 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 4 pacienë

Spitali i Prizrenit, 78 pacientë

Spitali i Gjakovës, 59 pacientë

Spitali i Pejës, 122 pacientë

Spitali i Gjilanit, 55 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 12 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 35 pacientë

Spitali i Ferizajt, 49 pacientë