Mbi 2 mijë persona e marrin dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

E publikuar: 03/06/2021 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbi 2 000 persona e kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid në gjithë vendin, ka bërë të ditur, menaxheri i Qendrës së vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi.

Ai më tej ka sqaruar se që nga marsi janë vaksinuar 74 mijë e 500 persona.

“Edhe sot po vazhdon vaksinimi i qytetarëve dhe personelit shëndetësor ku paralelisht jemi duke shkuar me dozën e parë për qytetarët dhe me dozën e dytë për personelin shëndetësor.Aktualisht deri në këto qaste kemi mbi 450 të vaksinuar ndërsa nëse i referohemi nivelit të vendit kemi 1 600 të vaksinuar”, tha Bardhi.

“Nga totali i përgjithshëm nga dita e parë deri në këto qaste kemi 74 mijë e 500 të vaksinuar dhe të gjithë janë duke respektua pjesën e terminit dhe çdo gjë ka shkuar mirë. Nëse i referohemi totalit mbi 2 000 janë të vaksinuar të dozës së dytë”, shtoi ai.