Mbi 100 persona janë vaksinuar deri në mesditën e së martës në sallën “1 Tetori”

E publikuar: 30/03/2021 13:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deri në mesditën e së martës janë vaksinuar 103 persona kundër Covid-19 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online. Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i kësaj qendre Niman Bardhi. Ai tha se presin që deri në fund të ditës të vaksinohet afër 700 persona.” Deri më tani aktualisht janë vaksinuar 103 persona, me dje 10 të vaksinuar dhe pjesa tjetër sot pra gjithsej 103.

Nuk mund të dimë saktë sa do të jenë, rreth 700 perona presim që të vinë për tu vaksinuar”, tha ai.Bardhi tha se janë bërë të gjitha përgatitjet që procesi të shkojë mirë, ku janë të angazhuara katër ekipe.Kemi katër ekipe që po merren me vaksinim dhe shpresojmë që të shkojë mirë.

Orari zyrtar cdo ditë nga sot e tutje do jetë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 19:30. I kemi ekipet e ndara, turni i paradites dhe i pasdites”, tha Bardhi.