Mbetën pa punë nga 8 tetori, Sindikata e Ferronikeli proteston para Qeverisë

E publikuar: 28/10/2021 12:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve “NeëCo Ferronikeli” ka protestuar para Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.Nga data 8 tetor, rreth një mijë punëtorë kanë mbetur të pa punë, pasi kompania ndërpreu punimet për shkak të krizën energjetike.Kryetari i Sindikatës, Fehmi Nika ka thënë se problemi më i madh është çështja e punëtorëve të cilët nuk kanë të ardhura.

Ai madje ka paralajmëruar edhe radikalizim të masave ditët në vazhdim.“Për muajt në vijim nuk kemi siguri. Me 8 tetor u ndërpre puna dhe jemi në shtëpi. Sipas menaxhmentit nuk do të ketë paga dhe ju kemi drejtuar qeverisë të na bëjë zgjidhje”.“Na si Sindikatë i kemi mekanizmat tonë që do t’i ndërmarrim që janë presione të ndryshme deri te radikalizmi i punëtorëve”.

Rifat Latifi, ka numëruar dëmet që ka sjellë ndërprerja e punës, duke shtuat se kërkesat e tyre nuk janë marrë për bazë nga Qeveria, raporton EO.“Ndërprerja e punës në kompani ka sjellë krijimin e rasteve sociale, dëmtimin e pajisjeve dhe humbjen e tregut. Deri më tani Qeverisë i jemi drejtuar katër herë me shkresa për tejkalimin e krizës”.“Fatkeqësisht deri tani nuk janë trajtuar nga ana e Qeverisë.

Ndërsa impakti i punëtorëve ka reflektuar në rënien. Për muajt tjerë mund të mbetemi edhe pa 50%”.“Punëtorët përveç hallit për familje kanë hua në banka. Sindikata është e shqetësuar për gjendjen e punëtorëve. Sindikata ka besim se Qeveria do të kuptojë problemet e rënduara të punëtorëve”.