Mbappe: Ëndrra ime është ta fitoj Ligën e Kampionëve me PSG-në

E publikuar: 29/07/2021 13:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kilyan Mbappe në intervistën e fundit ka deklaruar se dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve me PSG-në.

Sulmuesi i PSG-së, Kilyan Mbappe ka bërë nje deklaratë interesante në intervistën e tij të fundit.

Kontrata e Mbappes skadon në qershor të vitit 2022 dhe ai ende nuk e ka rinovuar atë. Mirëpo, në tentativat e klubit ai ka refuzuar duke deklaruar se ende nuk është përcaktuar për të ardhmen dhe “të ardhmes nuk i dihet”.

Kjo gjë ka bërë që mediat ta lidhnin atë me një kalim tek Real Madridi, megjithatë ky transferim mund të jetë larg.

“Ëndrra ime më e madhe do të ishte të fitoja Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germain, kjo do të ishte shumë mirë. Por edhe të fitoja një Kupë e Botës edhe njëherë, edhe kjo do të ishte e mrekullueshme!”, deklaroi Mbappe.