Mavraj: Ja pse kalova tek Hamburg

E publikuar: 27/12/2016 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mërgim Mavraj është prezantuar te skuadra e Hamburgut. Klubi gjerman bëri të ditur firmën me qendërmbrojtësin e Kombëtares Shqiptare që ka nënshkruar një kontratë deri në 30 qershor të vitit 2019 me skuadrën e tij të re.

Mbrojtësi shqiptar ka dhënë një intervistë mjaft interesante për mediat arsyet përse zgjodhi Hamburgun.

“Për shumë njerëz ky ndryshime ishte një surprizë , por situata me kontratën në skadencë te Koln dhe interesi i madh që shprehën trajneri dhe drejtuesit e Hamburgut ndikuan që të bëj këtë hap. U ndieva i vlerësuar kur dëgjova për interesimin e Hamburgt dhe pata biseda mjaft interesante me trajnerin Markus Gisdol dhe drejtorin sportiv Dietmar Beiersdofer.

Për mua ana njerëzore është shumë e rëndësishme pasi dua të mbahem mend jo vetëm si një lojtar i mirë, por edhe si një njeri i mirë. Është ndjesi e këndshme të ndiesh këtë besim, dhe Hamburgu është një klub i madh me tifozë të mrekullueshëm. Për shumë lojtarë është një ëndërr të luash në këtë klub”.

Mavraj shpreson ta ndihmojë skuadrën në objektivin për të mbetur në elitën e futbollit gjerman.

 “Do të përpiqem me gjithë forcat të mbështes skuadrën duke kontribuar me eksperiencën time. Dua që ti shfaq vlerat e mia në fushë që nga janari. Unë dua të marr përgjegjësitë dhe të identifikohem me këtë mision. Unë nuk dorëzohem kurrë, nuk trembem përballë asnjë misioni. Si një mbrojtës p[ërpqem të kem balancë pasi duhet të jesh i fortë për të ndalur lojtarët më të mirë të kundërshtarit, por njëkohësisht edhe të pasosh mirë”.