Matoshi: Qeveritë tjera punët e rënda i kanë fshehur nën tepi

E publikuar: 26/12/2017 21:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilltari për media i kryeministrit, Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, ka krahasuar punën që bën aktualisht dhe atë që më parë ka bërë si gazetar dhe analist.

Matoshi ka thënë se gjërat ndryshe shihen gjërat nga brenda dhe ndryshe nga jashtë.

“Aty e sheh ne kot përpiqemi të bëjmë edhe të pamundurën, por rezultatet shihen shumë vonë. Rezultati në media vjen shpejt, sepse i kënaqesh storjes që bën, pasi për atë merr çmimin e lexuesit – publikut dhe ndonjë çmim që vlerësohesh, kurse ne qeveri s’ka çmime, o i mirë o i keq je i sharë”, ka thënë Matoshi, njofton Klan Kosova.

“Besueshmëria në lidership ka rënë për toke. I kam thënë Haradinajt gjatë fushatës se duhet të punojmë fillimisht që ta kthejmë besueshmërinë në lidership”.

“Qeveritë tjera punët e rënda i kanë fshehë nën tepi. Ata kanë dhënë shumë tenderë, por asnjë punë nuk e kanë kryer”, është shprehur Matoshi.

Ai ka thënë se kundërshtimi për rritje të pagave në qeveri bëhet me inate.

“Ka shumë inate, nuk i kuptoj kolegët e mi, sepse e dinë se sa kam përfituar nga profesioni si njeri i medias, analist dhe gazetar për 35 vjet dhe sa kam përfituar qe 100 ditë në këshilldhënie në Qeveri”, është shprehur ai ndër të tjera.