Maska e detyrueshme në ambientet e mbyllura publike në Francë

E publikuar: 16/07/2020 18:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Franca do të bëjë të detyrueshme duke filluar që prej javës së ardhshme në të gjitha ambientet e mbyllura publike, veçanërisht në dyqane, njoftoi kryeministri Jean Castex jeudi në Senat.

“Ne parashikojmë një hyrje në fuqi të këtyre dispozitave që prej 1 gushtit”, theksoi kryeministri.

“E kuptoj që ky afat është i vonaur (…) dekreti do të hyjë në fuqi javën e ardhshme”, theksoi ai gjatë deklaratës së tij para senatorëve.

“Mbajtja e maskës përbën me respektimin barrierave një masë parandaluese dhe mbrojtje efikase”, nënvizoi ai.

Njoftimi më 14 korrik nga presidenti francez, Emmanuel Macron i detyrimit për të mbajtur maskën në vendet e mbyllura publike duke nisur nga 1 gushti kënaqi ata që e kishin kërkuar këtë masë dhe aplikimin e saj pa vonesë, duke përfshirë edhe në vendet e punës. /ATSH-AFP/