Mashtroi policinë dhe familjarët se e kanë rrëmbyer, arrestohet prizrenas

E publikuar: 28/11/2017 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës njofton për një lajmërim të rremë që është bërë dje në Prizren në orën 15:50.
Personi në fjalë ka gënjyer familjarët e tij duke i detyruar të paguajnë një shumë parash duke thënë se e kanë rrëmbyer.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prizren, më 27.11.2017 – 15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti me qëllim që t’i detyronte familjarët e tij të paguanin një shumë parash, kishte raportuar rrejshëm në polici se ishte rrëmbyer. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.