Marrëveshja për targat është fitore për Qeverinë e Kosovës

E publikuar: 30/09/2021 15:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Albert Krasniqi nga KDI ka thënë se marrëveshja e arritur sot për targat është fitore për Qeverinë e Kosovës, shkruan.

Ai tha se me këtë marrëveshje – nëse zbatohet – të dy shtetet trajtohen barabartë.

Postimi:

– Targat ilegale KM kanë qenë në përdorim dhe nuk po kthehen tash. Problemet që janë shtresëzuar për kaq shumë kohë, nuk mund të zgjidhen brenda natës;

– Prania e KFOR-it në pikat kufitare nuk ka pse të na pengojë, përderisa nuk na pengon që KFOR-i të ruaj kufijtë tanë;

– Mbulimi i targave është avancim në raport me heqjen e tyre. Me këtë marrëveshje – nëse zbatohet – të dy shtetet trajtohen barabartë;

– Serbia shpërfaqi edhe një herë tendencat për destabilizim në rajon. Kosova nuk ra në provokimet e shumta të Serbisë.