Marrëveshja për drejtësi Kosovë-Serbi, “prish” sistemin unik gjyqësor

E publikuar: 02/12/2016 08:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marrëveshja për drejtësi mes Kosovës dhe Serbisë nga juristët është vlerësuar diskriminuese dhe në kundërshtim me parimin e sistemit unik gjyqësor

Ndërkaq Qeveria e Kosovës është mjaftuar me një komunikatë të tregojë për finalizimin e marrëveshjes, por si zakonisht interpretime të ndryshme janë dhënë në Prishtinë dhe Beograd, shkruan sot Koha Ditore.

Afati i vënë për implementimin e saj është thënë të jetë 10 janari i vitit të ardhshëm, por ende nuk janë përzgjedhur gjyqtarët e prokurorët.

E gjithë marrëveshja e finalizuar pas një viti u referohet vetëm dy komuniteteve: shqiptarë dhe serbë. Kryetari i Gjykatës Themelore do të jetë serb nga Mitrovica e veriut, ndërkaq prokurori kryesor do të jetë shqiptar i Kosovës.