Marrëveshja me MCC pritet të ratifikohet sot në Kuvend

E publikuar: 28/07/2022 08:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marrëveshja e Kosovës me MCC pritet që nesër të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. Ka qenë vet kryeministri Kurti i cili ka njoftuar se ratifikimi mund të ndodhë të enjten.

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër prej orës 10:00 në seancë të re plenare dhe përkundër se tashmë rendi i ditës është përcaktuar, mund të ndryshohet me propozimin e deputetëve para se i njëjti të miratohet.

“Kjo marrëveshje do t’i prezantohet edhe Kuvendit nesër për ratifikim. Fatkeqësisht nuk do të jemi prezent kur edhe opozita do ta mbështesë këtë marrëveshje”, u shpreh Kurti./Front Online