Mariq në Beograd e quan politikisht të papjekur Mustafën

E publikuar: 26/12/2016 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lubomir Mariq ka thënë se politikisht e ndien veten më të pjekur se sa Isa Mustafa.Ish – ministri i Ministrisë së Administratës e të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, i ndërruar nga kryeministri Mustafa në fillim të këtij muaji, ka adresuar kritika ndaj kryeministrit të vendit.

“Ajo që ka mundur të dëgjohet është se Isa Mustafa nuk është i kënaqur me punën dhe me deklaratat e mia politike”, citon rts të ketë thënë Mariq duke mos dhënë përgjigje pse Mustafa e ka ndërruar nga vendi i ministrit.

Ai ka shtuar se politikisht e ndien veten më të pjekur se sa Isa Mustafa.

Duke folur për Mirjana Jevtiqin, e cila e ka zënë vendin e tij në Ministri, në MAPL, Mariq ka thënë se ajo këtë vendim e ka marrë krye në vete dhe pa u këshilluar me shtetin e Serbisë.

Sot në Beogradi përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, e edhe Mariq, janë takuar me kryeministrin Aleksandar Vuçiq.