Mandl: Takova vetëm një person nga Kosova që ishte për ndryshim të kufijve, e ai ishte Thaçi

E publikuar: 29/04/2021 22:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lukas Mandl

Eurodeputeti nga Austria, Lukas Mandl, ka thënë se deri tash ka takuar vetëm një person nga Kosova që ka qenë në favor të ndryshimit të kufijve dhe ai është sipas tij, ish-presidenti Hashim Thaçi.

Ai tha për Euronews se Kryeministri Kurti iu ka premtuar se dialogu me Serbinë, nis në muajin qershor.

Për këtë proces euro-deputeti nga Austria, tha se është dialog mes dy vendeve, Kosovës e Serbisë e jo mes dy qyteteve siç i thonë disa Prishtinës dhe Beogradit.