Man. United – Chelsea, nuk ka fitues në “Old Trafford”

E publikuar: 24/10/2020 20:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar pa gola ballafaqimi ndërmjet Manchester United dhe Chelseat, që ishte ndeshja kryesore e kësaj jave në kampionatin anglez, Premier League, raporton KosovaPress.

Ishin të reshurat e mëdha që mbase e penguan edhe rrjedhën e natyrshme të ndeshjes duke mos arritur të konkretizohen rastet e krijuara.

Në këtë ndeshje, për “Djajtë e Kuq” debutoi sulmuesi nga Uruguaji, Edinson Cavani, i cili po ashtu nuk arriti të bëjë diçka më shumë në fazën ofanzive.

Pas kësaj ndeshje, Manchester UNnited ka vetëm shtatë pikë të mbledhura, kurse Chelsea i ka nëntë sosh.