Man City-PSG, çfarë thonë trajnerët para ndeshjes së kthimit

E publikuar: 04/05/2021 17:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Pep Guardiola

Manchester City – Paris Saint-Germain është ndeshja e dytë gjysmëfinale në Champions League.

Ndeshja e parë para një javë e zhvilluar në Paris përfundoi 1:2 për “Citizens”, të cilët kanë avantazh pasi e luajnë ndeshjen kthyese në shtëpi.

Para duelit, kanë folur të dy trajnerët e skuadrave. Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola tha se duhet të mbrohen dhe të jenë të durueshëm pasi nuk e di se çfarë do të bëjnë kundërshtarët.

“Ekzistojnë të njëjtat rreziqe si ndeshja e parë. Parisi mund të ndryshojë formën e tyre, menaxheri i tyre është i zgjuar. Nuk e di se çfarë do të bëjnë. Dëshira për të arritur në finale është normale, nuk kemi qenë kurrë më parë këtu. Ne duhet të përqendrohemi te vetja për të lexuar lojën, të qëndrojmë së bashku në momentet e këqija, të vuajmë së bashku. Ne do të përpiqemi ta imponojmë lojën tonë sa më shumë që të jetë e mundur. Ne duhet të mbrohemi mirë, të jemi të durueshëm dhe të përpiqemi të shënojmë gola” – u shpreh Guardiola.Në anën tjetër, Pochettino tha se besojnë në kualifikim edhe pse janë nën presion të vogël.

“Në futboll duhet të besosh. Ne do të përpiqemi të fitojmë dhe të shënojmë gola. Sigurisht që jemi nën një presion të vogël, por në futboll duhet të provosh” – tha Pochettino.Ndeshja nis nga ora 21:00. Në duelin tjetër gjysmëfinal përballen Chelsea dhe Real Madridi.