Maloku: Muri, pretekst për zgjatjen e bisedimeve në Bruksel

E publikuar: 08/12/2016 23:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Njohësi i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku, ka vlerësuar se ndërtimi i murit në pjesën afër urës mbi lumrin e Ibrit në Mitrovicë ka për synim të bëhet temë e bisedimeve të Brukselit ndërmjet dy shteteve.
Maloku ka thënë se në këtë mënyrë Serbia po pretendon t’i zgjasë këto bisedime në pafundësi, duke shpresuar në ndryshimin e raporteve ndërkombëtare SHBA-Rusi.

Ai i ka ftuar institucionet e Kosovës, që në konsultim me Bashkimin Evropian, të reagojnë ndaj ndërtimit të këtij muri, sikurse ndaj çdo objekti tjetër pa leje.

Maloku ka thënë për “Epoka e re” se Kosova ka gabuar që, kur ka hyrë në bisedime me Serbinë, nuk ka bërë një plan për afatizimin e këtij procesi.