Malishevë: Arrestohen një komisioner dhe një vëzhgues për shitblerje të votës

E publikuar: 17/10/2021 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy persona nga Malisheva janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.

Siç njofton Prokurori i Shtetit dy të arrestuarit janë një komisioner dhe një vëzhgues nga qendra e vendvotimit në gjimnazin “Hamdi Berisha” nën dyshimet për shitblerje të votës.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit të Shtetit, të njëjtit janë në ndalim.

“Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor”.