Mali i Zi del me komunikatë për ndalimin e aeroplanit të Lavrov

06.06.2022 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mali i Zi del me komunikatë për ndalimin e aeroplanit të Lavrov

Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi ka dalur me reagim për ndalimin e kalimit të aeroplanit të Sergei Lavrov mbi qiellin e Malit të zi.

Aty thuhet se Mali i Zi është në përputhje 100% me politikën e jashtme të BE-së dhe nuk lejon fluturimin e aeroplanëve të Rusisë mbi territorin e saj.

“Qeveria e Malit të Zi në seancën e fillimit të prillit miratoi ndryshime në Vendimin për futjen e masave kufizuese ndërkombëtare të vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian 2014/512/CFSP nga viti 2014, duke pasur parasysh agresionin e Rusisë që destabilizon situatën në Ukrainë dhe në përputhje me Ligjin për Masat Kufizuese Ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Në sqarim shtohet se neni 7g i vendimit të përmendur e rregullon çështjen (ndalimin) e uljes, ngritjes dhe fluturimit të avionëve nëpër territorin e Malit të Zi dhe përcakton qartë dhe pa mëdyshje se autoriteti kompetent nga neni 8 i të gjitha vendimeve të transportuesve sipas një marrëveshjeje të caktuar ose rezervimit të kapacitetit të përbashkët, ose për çdo avion të regjistruar në Rusi ose për avion të pa regjistruar në Rusi, në pronësi ose me qira ose të mbikëqyrur ndryshe nga çdo person fizik ose juridik rus, subjekt ose organ, mohon lejen për ulje në territorin e Malit të Zi, ngritje ose fluturim.

Ndalimi nga paragrafi 1. i këtij neni nuk zbatohet në rast të uljes së detyruar ose fluturimit të detyruar.

“Pavarësisht nga paragrafi 1 i këtij neni, autoritetet kompetente nga neni 8 i këtij vendimi mund të autorizojnë uljen, ngritjen ose fluturimin e avionëve mbi territorin e shtetit tonë nëse paraprakisht kanë përcaktuar se është e nevojshme për humanitar ose për çdo qëllim në përputhje me objektivat e këtij vendimi. Autoritetet kompetente do të refuzojnë të gjitha planet e fluturimit të paraqitura nga operatorët e avionëve që tregojnë synimin e tyre për të operuar mbi territorin e Malit të Zi, të cilat përfaqësojnë shkelje të këtij vendimi ose masave të tjera të përcaktuara sigurie dhe mbrojtjeje duke mos lejuar piloti për të fluturuar. Duhet theksuar se Drejtoria e Përgjithshme për Çështjet Konsullore dhe Diasporën e Ministrisë së Punëve të Jashtme shqyrton individualisht çdo kërkesë për fluturim”, thuhet në njoftim.

Ata shtojnë se bashkimi me masat kufizuese të BE-së dhe zbatimi i tyre nuk vë në pikëpyetje marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Deputetja e VV-së: “Elektrosever” do të jetë veç furnitor, duke respektuar ligjet e Kosovës

Deputetja e VV-së: “Elektrosever” do të jetë veç furnitor, duke respektuar ligjet e Kosovës

Punime në rrjet, KEDS-i tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë

Punime në rrjet, KEDS-i tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë

Caktohet seanca e parë e Apelit të Speciales ndaj Gucatit e Haradinajt

Caktohet seanca e parë e Apelit të Speciales ndaj Gucatit e Haradinajt

Musliu: Mazhoranca në luftë me vetveten, duan të votojnë për Trustin, lideri i tyre suprem i thërret për rezistencë

Musliu: Mazhoranca në luftë me vetveten, duan të votojnë për Trustin, lideri i tyre suprem i thërret për rezistencë

Arben Limani, zyrtari i moçëm i AKP’së zgjidhet drejtor menaxhues i këtij institucioni

Arben Limani, zyrtari i moçëm i AKP’së zgjidhet drejtor menaxhues i këtij institucioni

Kusari – Lila: Seanca nuk u ndërpre nga mazhoranca, nuk e mbështesim tërheqjen e Trustit

Kusari – Lila: Seanca nuk u ndërpre nga mazhoranca, nuk e mbështesim tërheqjen e Trustit

Scholz: E duam dhe na duhet Ballkani Perëndimor në BE

Scholz: E duam dhe na duhet Ballkani Perëndimor në BE

PDK: Seanca u ndërpre në mënyrë abritrare, pikërisht kur pritej diskutimi për Trustin

PDK: Seanca u ndërpre në mënyrë abritrare, pikërisht kur pritej diskutimi për Trustin

Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe drejt normalizimit të marrëdhënieve

Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe drejt normalizimit të marrëdhënieve

Të premten ZRRE-ja shqyrton licencën e “Elektroseverit”

Të premten ZRRE-ja shqyrton licencën e “Elektroseverit”

Nagavci thotë se këtë vit tekstet shkollore do të shpërndahen me kohë

Nagavci thotë se këtë vit tekstet shkollore do të shpërndahen me kohë

Kurti premton punësim të komuniteti rom, përmend ndarjen e bursave dhe granteve

Kurti premton punësim të komuniteti rom, përmend ndarjen e bursave dhe granteve

Osmani në takim me presidenten Metsola: Mbështetja nga Parlamenti Evropian garancë për rrugën evropiane të Kosovës

Osmani në takim me presidenten Metsola: Mbështetja nga Parlamenti Evropian garancë për rrugën evropiane të Kosovës

Vuçiq pas Ramës flet për pjesëmarrjen e “Ballkanit të Hapur” në Samitin e BE-së

Vuçiq pas Ramës flet për pjesëmarrjen e “Ballkanit të Hapur” në Samitin e BE-së

Muja: Ka dallime esenciale mes marrëveshjes së vitit 2013 dhe asaj të nënshkruar tash

Muja: Ka dallime esenciale mes marrëveshjes së vitit 2013 dhe asaj të nënshkruar tash

Kurti: Gjendja në terren, shumë më e keqe se marrëveshjet e vitit 2013

Kurti: Gjendja në terren, shumë më e keqe se marrëveshjet e vitit 2013