Majlinda Kelmendi në sytë e shoqes së saj: Ajo është e para, i ka arritur të gjitha (VIDEO)

E publikuar: 25/07/2021 23:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eliminimi i saj në Tokio, nuk po konsiderohet humbje për të afërmit e Majlinda Kelmendit.

Xhevahire Kukaj, trajnere e xhudos në Pejë, ka njoftuar më shumë rreth pasionit e punës së palodhshme të Majlindës qysh prej kur ishin fëmijë, njofton Klan Kosova.

E pyetur për humbjen e shoqes së saj në garat në Tokio, ajo u shpreh: “Ajo për neve gjithmonë ka me qenë e para, edhe është e para, ajo ja ka arrit te gjitha”.

Për Kukaj, përveç asaj që e njohim në sport, Majlinda Kelmendin e vlerëson shumë e gjithë lagjja për karakterin e saj e cilësitë e mira njerëzore.