Madhështore, Drita barazon me gjigantin holandez Feyenoord në Ligën e Konferencës

E publikuar: 22/07/2021 23:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drita ka luajtur baras 0-0 me gjigantin holandez Feyenoordin në ndeshjen e parë të raundit të dytë në Ligën e Konferencës.

Drita ka qenë nikoqire e Feyenoordit në kuadër të Ligës së Konferencës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri Ardian Nuhiu e kishte përgatitur shumë mirë ndeshje, me një mbrojtje të ngjeshur dhe të disiplinuar, ndërsa tentonin në kundërsulme.

Rastin më të mirë për gjilanasit dhe të vetmin në pjesën e parë e kishte Marko Simonovski, por nuk maqedonasi nuk gjuajti në portë.

Në anën tjetër Feyenoordi kishte dy raste me Naoufal Bannis, por pa rrezik të madh.

Portieri Faton Maloku ishte shumë i sigurt, sidomos në dalje, duke mos lejuar rrezik.

Tyrell Malacia ishte i pari që provoi në pjesën e dytë, por gjuajtja e tij nga distanca u ndal nga Maloku.

Rastin më të mirë në ndeshje e kishte Feyenoord në minutën e 72-të, kur një pasim nga Marcus Pedersen përfundon te Guus TIl dhe Luis Sinsiterra që futen me shpejtësi në zonë, por goditja e këtij të fundit shkoi jashtë nga pesë metra.

Në minutën e pestë të kohës shtesë Antonucci goditi shtyllë, duke konfirmuar atë që Drita e meritoi barazimin.

Pas një jave zhvillohet ndeshja kthyese. /Telegrafi/