Macron, Dragi e Scholz në Ukrainë

E publikuar: 16/06/2022 09:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministri i Italisë, Mario Dragi dhe kancelari gjerman Olaf Scholz janë rrugës për në Kiev të Ukrainës.

Vizita e Macron, Draghit dhe Schloz vjen një idtë përpara se Komisioni Evropian të vendosë për rekomandimin mbi statusin e Ukrainës si një kandidate për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Përpara mbërritjes në Kiev, Macron tha se është koha që duhet çuar sinjale të qarta politike.

“Ne jemi në një pikë kur duhet të dërgojmë sinjale të qarta politike, ne evropianët, ndaj Ukrainës dhe popullit të saj, kur ajo po reziston heroikisht”, ka thënë Macron, shkruan CNN.

Kujtojmë se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë të ditur ata do ta ndihmojnë Ukrainën edhe me 1.2 miliardë dollarë shtesë.