Lutfi Haziri prezanton Spitalin e ri të qytetit të Gjilanit

E publikuar: 31/08/2021 19:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar për përmbylljen e projektit të Spitalit të Qytetit.

Haziri e ka falenderuar për këtë projekt, ish-ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmanin dhe Fejzullahu Berishën.

Gjithashtu, kreu i Gjilanit, ka falenderuar edhe dy arkitektë për projektimin e objektit të spitalit.

Shkrimi i plotë nga Lutfi Haziri:

Shumë i lumtur që po e përmbyllim projektin e Spitalit të Qytetit, në të cilin do të ofrohen 6 shërbime të reja për qytetarët dhe rrjedhimisht do të kemi dyfishim të hapësirave për shëndetësinë primare.

Faleminderit që e solli këtë projekt në Gjilan, ish-ministrit të Shëndetësisë, dr. Imet Rrahmani, sikurse edhe dr.

Fejzulla Berishën për angazhimin e madh në jetësimin e tij.Falëmnderit edhe Rexhep Kadriut e Fadil Beqirit, dy artitektët që i dhanë pamjen dhe e bëne realitet Spitalin!