Lutfi Haziri: Më ka befasuar mosrezistenca e AKR’së ndaj atyre që e shantazhuan

E publikuar: 04/09/2017 22:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike, Lufti Haziri, ka folur pas shpërbërjes së koalicionit LAA, dhe pasi ish-partneri i tyre, Aleanca Kosova e Re bëri marrëveshje me PAN’in.
Ai ka treguar mbi parimet në të cilat fillimisht është formuar koalicioni i LDK’së me AKR’në në maj, përderisa thotë se shkuarja e Pacollit me PAN’in sot nuk ishte opsion i atëhershëm.

Por, për Hazirin, vendimi i sotëm i AKR’së nuk ka qenë i papritur.

“Në një anë nuk jam befasuar duke pasur parasysh zhvillimet por befasi është mosrezistecna politike dhe personale e AKR-së, politike ndaj atyre që e shantazhuan dhe i dhanë motiv shtesë që të vijë në LDK”, ka thënë nënkryetari i LDK’së në Klan Kosova.

Sipas Hazirit, AKR është dorëzuar shumë shpejtë, duke u bërë pjesë e një koalicioni të dëmshëm për vet partinë.

“Politikisht më ka befasuar vetëm mosrezitenca, kam besuar që ka qëllim politik edhe personal. Ky dorëzim i shpejtë më lë të nënkuptojë që nuk ka ndryshuar asgjë në atë parti. Kjo parti është e varur edhe ashtu në kryetarin e vet. AKR ka bërë salto mortale, por kjo salto do të paguhet politikisht”.

Nënkryetari i LDK-së ka treguar edhe se si e ka parë LDK koalicionin me AKR-në.

“Nuk e kemi bërë koalicionin me AKR-në si strehë politike por e kemi bërë si koalicion përtej një mandati kur bashkojmë elektoratin por duke çmuar edhe kontributin e zotit Pacolli ne kemi hyrë në një udhë politike të vështirë”, është shprehur Haziri. /Express/