Lushtaku reagon pas largimit nga puna të ish-bashkëluftëtarit të Adem Jasharit: Duket që ka ardhë koha e proserbëve e jugo-nostalgjikëve

E publikuar: 15/07/2022 22:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Sami Lushtaku
Share:

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, në një postim në Facebook ka reaguar në lidhje me shkarkimin nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm Agjencisë së Emergjencave të Kosovës, dhe pjesëtarin e grupit të Komandantit Adem Jashari, Fadil Kodra.Lushtaku ka thënë se askush nuk mund ta kishte parashikuar thellësinë e armiqësisë së kësaj qeverie të neveritshme ndaj UÇK-së.“Duket që ka ardhë koha e proserbëve e nostalgjikëve të Jugosllavisë që të qeverisin me institucionet e Kosovës. Turpi ju mbuloftë!”, ka shkruar mes tjerash Lushtaku.