Lushaku thotë se vendimi për ndaljen e pagave është jo ligjor dhe jo demokratik

E publikuar: 01/09/2022 15:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbajtur konferencë për medie lidhur me zhvillimet e fundit rreth grevave dhe mosekzekutimin e pagave për muajin gusht nga ana e Ministrisë së Financave.

Jehona Lushaku- Sadriu, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha seky vendim i Qeverisë është joligjor, jo demokratik dhe dëmton rend qytetarët në këtë kohë kur inflacioni është shumë i lartë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“Për herë të parë në Kosovë pagat nuk ekzekutohen për mësimdhënësit, kjo tregon se kjo qeveri ka qëllim për t’i dënuar ata. Ky vendim është joligjor”.

Ajo ka ftuar qeverinë që të merr më seriozisht situatën dhe që sot të gjej zgjidhje të problemeve me grevën.

Sipas saj, ndalesa kolektive e pagave është një gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në Kosovë dhe është një precedent.

“Jemi kundër masave që i dënon mësimdhënësit. Njerëzit sot kanë nevojë për paga, për shkak të inflacionit dhe krizës”.

“Në vend që fëmijët të takojnë për herë të parë në shkollat, ne kemi një situatë ku shkollat janë të mbyllura. Mësimdhënësit i kanë adresuar kërkesat por nuk kanë gjetur mbështetje. Në këtë kohë krizë mësimdhënësit po dënohen duke mos marrë paga. LDK po përcjellë me shqetësim dhe kjo i dedikohet mos aftësisë së Qeverise për të dialoguar me sindikata dhe këshilla të prindërve. Qeveria ka krijuar pakënaqësi dhe ka krijuar një situatë të pa të precedent. I bëj thirrje Qeverisë që të thërras palët për t’i adresuar kërkesat dhe të gjëj një zgjidhje për mësimdhënësit dhe të marrë seriozisht kjo çështje. Qe nga nesër duhet të behet ekzekutimi i pagave dhe fëmijët të kthehen në shkollë”, tha ajo.