Lumir Abdixhiku mbledhë sot në ora 14:00 kryesinë e LDK-së, kjo është tema e diskutimit

E publikuar: 13/09/2021 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e sotme do të mblidhet kryesia e LDK-së.

Këtë për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar nënkryetari i LDK-së, Arben Gashi, i cili ka thënë se një nga temat do të jetë edhe fushata zgjedhore.

“Në ora 14:00 do të mblidhet kryesia. E padyshim njëra nga temat do të jetë edhe për fushatën zgjedhore, ku mund të kërkohet edhe shkurtimi ose heqja fare e fushatës”, tha Gashi.

Në mbledhje do të diskutohet edhe rreth takimit me presidenten Osmani, ku LDK-ja ka konfirmuar pjesëmarrjen.