Lumir Abdixhiku: Albin Kurti popullist, i dehur nga jeta prej pushtetari

E publikuar: 16/07/2022 11:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot ka adresuar kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, duke e quajtur popullist që nuk e njeh realitetin.

Abdixhiku thotë se Kurti është i dehur nga jeta prej pushtetari, dhe se nuk njeh rritjen e çmimeve e vështirësitë e familjeve kosovare.

Postimi i tij:

Sepse në Evropë ‘nuk ka’ shpresë!

Popullisti Albin Kurti nuk e njeh më realitetin. I dehur nga jeta prej pushtetari, ai i ka krijuar vetes një Kosovë paralele ku gjërat s’mund të jenë keq kur ai vet është mirë.

Prandaj ai sot nuk njeh rritjen e çmimeve e vështirësitë e familjeve kosovare.

Kosova është në krizë shumë më të thellë se çdo shtet evropian – e ne nuk kemi Qeveri që u del në krah qytetarëve të saj. As atëherë kur inflacioni arrinë frikshëm në 14.1% e as atëherë kur propozimet e zgjidhjet i ka që nga marsi i këtij viti në tavolinë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!