Lumezi: 400 kilogramët e kokainës të sekuestruar në Lipjan, po ruhen në Policinë e Kosovës

E publikuar: 02/06/2021 11:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë se kokaina e sekuestruar ditë më parë në Lipjan, është duke u ruajtur në Policinë e Kosovës.
Lumezi tha se rasti vazhdon të jetë nën hetime dhe se nuk mund të jap më shumë detaje.

“Rasti i 400 kilogramëve të kokainës është në hetime dhe nuk mund të jap detaje, por kjo tregon që ka bashkërendim në luftimin e krimit të organizuar dhe se ekskluzivisht shteti i Kosovës është duke u marrë me këtë çështje. Kokaina qëndron në lokalet e Policisë së Kosovës dhe është e sigurt”, tha Lumezi.
Droga u sekuestruara me 17 maj në komunën e Lipjanit, ku edhe kishte mbërritur prej gati 2 javësh, ndërkaq janë arrestuar 7 persona.

Ajo vinte nga Brazili dhe ishte futur në 20 arka që supozohet të ishin mbushur me mish pule. 400 kg kokainë u ndoqën nga DEA dhe u lanë të kalonin me urdhrin e tyre, por askush nuk u paraqit të tërhiqte kokainën.