Lulzim Behxheti: Ëndrra ime është punën e djemve të mi e të gurbetqarëve që i kemi jashtë me instalu në Gjilan

E publikuar: 13/09/2021 01:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i pavaruar për kryetar të komunës së Gjilanit, Lulzim Behxheti në një intervistë për Infosot.com ka shpalosur një pjesë të programit të tij qeverisës.

Behxheti ka folur rreth zhvillimit të arsimit, kulturës, shëndetësisë, krijimit të vendeve të reja të punës, ndërtimeve ilegale dhe legale në këtë komunë, numëron edhe gabimet gjatë qeverisjes me Gjilanin nga  kryetari aktual, Lutfi Haziri.

Gjithashtu, Behxheti shpalosi edhe disa detaje të pathëna deri më tani rretha karakterit të vet, tregoi edhe cilët politikanë i ka si model.

Në vazhdim mund ta ndiqni intervistën e plotë dhënë për Infosot.com.

Infosot: Kush ka qenë shkaktari që të kandidoni për kryetar të komunës së Gjilanit?

Lulzim Behxheti: Jeta na ka mësuar të jemi sentimental. Ajo është baza e cdo gjëje dhe te unë ka shkrep një gjë që nuk e kisha menduar më herët. Historia e babës tim, këtë vit ka qenë 40-vjetori i tij si kryetar komune. Kam dëgju fjalë të mira për të dhe punën e tij e kanë cilësuar si kryetarin më të mirë të të gjitha kohërave. Unë them se ka qenë një mjeshtër të mirë prej kujt e kam marrë zanatin. Ai është model për mua.

Infosot: Cka do të bëni që t’i përfshini më shumë gratë në punë në Gjilan?

Lulzim Behxheti: Jam ithtar dhe i  mbështes gratë në vecanti. Politikë s’di me bë, por atë cka di me bë dhe mund ta bëj është kampusi në Strezovc. Stafi menaxhues dhe arsimor ka me qenë kryekëput me gra. Kjo do të ndodh përmes institutit të arsimit të Finlandës që ka me shkollu gjeneratën e re, gjithmonë po flas për 18+. Cdo adoleshent që vjen ka me pas një terapeutist të vetin. Në kampus ata do të shkollohen dhe do të punësohen aty.

Infosot:  Cili është plani juaj për ta zhvilluar arsimin dhe kulturën në Gjilan?

Lulzim Behxheti: Unë dua ta instaloj një system parashkollor Finlandez. E shoh si mundësi të mirë që ta hap një cerdhe për fëmijët dhe nëse duhet fillu mbarë atëherë duhet prej moshës së vogël, pra këtë mënyrë e shoh edukimin, arsimimin. Tjetra cka është më rëndësi është binjakëzimi i dy komunave, Gjilani me Helsink. Me kryetarin e komunës së Helsinkit kam biseduar dhe ka shprehur gatitshmëri për të krijuar bashkëdyjezim komunash. Përmes këtij bashkëdyjëzimi bizneset do të punojnë me njëra-tjetrën, Gjilani do të ketë shumë përfitime tjera, pra është mundësi e jashtëzakonshme.

Infosot:  Bazuar në të dhënat e fundit të publikuara nga ORCA, universiteti publik i Gjilanit “Kadri Zeka” është vlerësuar me performancën më të dobët. Si do të jenë hapat tuaj të mëtejshëm në lidhje me këtë universitet?

Lulzim Behxheti: Jemi duke shkuar në atë stilin kuantitet dhe jo kualitet. Është absurde me prodhu dicka që s’ka efekt. Arsimi është temë e ndjeshme dhe jo pahiri e përmenda që “arsimtarët janë të shilteve”. Për dy orë e ec krejt Kosovën, për gjysmë ore nga Gjilani je në Prishtinë, andaj s’ka nevojë të ketë universitet në cdo vend. Kosova është shumë e vogël për më pasë shumë universitete. Universitetet duhet me qenë në një vend, në një qendër dhe koncentrimi me qenë në Prishtinë. Shkolla e agrobiznesit është dështim total. me sa mend punohet në këtë mënyrë që njëherë ndërtohet, pastaj shtrohet pyetja a kemi nxënës? Arsyet i dijmë pse është bërë në këtë mënyrë, dhe kjo duhet të ndalet. Universiteti duhet t’i ndalet puna komplet, nuk jam ithëtar që Gjilanit të ketë universitet të vetin por jam ithtar i asaj që duhet me prodhu kuadra  të reja shkollime të reja profesionale. Shumë lehtë universiteti “Kadri Zeka” mund të shndërrohet në shkollim professional. Të rinjtë pas shkollës së mesme mund të shkojnë edhe në shkollë profesionale por edhe ne universitet. Me shkollë profesionale aftësimi bëhet pas dy vjetësh.

Infosot: Si kryetar potencial I komunës së Gjilanit, cilat do të jenë përpjekjet tuaja që ta ndalni migrimin e të rinjve?

Lulzim Behxheti: Ëndrra ime është me sjellë punën e djemve të mi këtu. Me sjellë punën e gurbetqarëve që i kemi jashtë me instalu në Gjilan dhe përmes asaj me punësu punëtor të ri. Është absurde me jap shifra, psh 1000 punëtor, ajo është propagandë e ithët, jemi mësu me këto propaganda. Unë cka premtoj është me sjellë punën e djemve të mij që përmes fabrikës të prodhimit, ajo ka një impakt direkt.

Infosot: Cilat janë gabimet që i ka bërë kryetari aktual i komuëns së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë qeverisjes më komunën?

Lulzim Behxheti: Gabimi i parë ka qenë dhënia e tokës Novobërdës. Jemi dëshmitar sot Stanishorin. Gabimi i dytë drastik janë tenderimet. Nëse janë bërë tenderimet, kurrgjë nuk është keq me qenë lokalist, duhet dhënë prioritet kompanive të Gjilanit. Gabimi i tretë është urbanizmi. Urbanizmi është anashkalu deri në pikën e fundit nuk ka qytet më të dështuar tani për tani sesa që është Gjilani. Gjilani është vend moqalik, vend seizmik, vec këto dy fakte me i pas parasysh cdo ndërtim i lartë është ilegal. Gavrani, Malisheva nuk kanë vend për ndërtime të rënda sepse janë vende moqalike. Një rrëshqitje dheu me ndodh aty, dhe përfundojnë në katastrofë. Edhe dicka dua të shtoj, nëse bëhem kryetar i komunës, të gjitha ndërtimet e 10 viteve të fundit do të hyjnë në rishikim. Pra do të bëhet rishikim rrënjësor nga temelet e deri në kulm. Punët që kanë filluar në dy vjecarin e fundit do të stopohen. Në kët formë do të ndalen fatkeqesitë që mund të ndodhin. Pra do të shpëtohen jetë njerëzish.

Infosot:  Cka do të punoni në drejtim të rregullimit të sistemit shëndetësor në QKMF në Gjilan?

Lulzim Behxheti: Në mandat katër vjecar do të ishte mobilizimi i stafit mjekësor. Nuk ka asnjë logjikë që mjekët të jenë të priviligjuar dhe të mos punojnë në pjesët rurale. Nëse një mjek dy muaj do të punoj në një fshat, dy muajt tjerë do të jetë në një fshat tjetër, pra do të punohet me një lloj rotacioni do të jenë si ekipe mobile.

Infosot: Cili ka qenë reagimi i parë i familjes kur ua dhe lajmin që do të kandidoni për ta parin e Gjilanit?

Lulzim Behxheti: A je tranu? (vazhdon të qeshë). Djemtë më thanë,’’babi a e ke përnime?’.

Infosot: Cilin nga politikanët vendor e ke model?

Lulzim Behxheti: Ibrahim Rugova ka qenë njeri që e kemi dashtë dhe respektu të gjithë. Prej tij e kisha marrë qetësinë. Nga Albin Kurti e kisha marr guximin. Prej Hashim Thacit e kisha marrë vendosshmërinë. Me këto tri tipare do të garoj.

Infosot: Cila ëshë porosia për të gjitha votuest e komunës së Gjilanit?Lulzim Behxheti: Duhet t’i mbizotëroni të gjitha. Nuk shkohet në kuti të votimit me emocione e as me direktiva. Në kuti votuese shkohet me atë që e ka lexu krejt programin le të jetë individi. Dëgjoje kandidatin, shiqoje se cka ka bërë me jetën e vet. Nëse ai ka bërë dicka për jetën e vet, sigurisht se do të bëjë dicka edhe për jetën tënde. Binde vetveten se dua të bëj kontratë me këtë kandidat. Premtimi i pa kryer është dënim.