“Lufta mund të kthehet në Ballkan, këtë nuk e dëshiroj”

E publikuar: 17/04/2018 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komisionit Europian Jean – Claude aJuncker ka tërhequr vërejtjen se lufta mund të kthehet në Ballkan nëse vendet në rajon mbesin pa shpresë se do t’i bashkohen BE-së.

Juncker, duke folur para deputetëve europianë në Strasbourg tha se nuk dëshiron “që të kthehet lufta në Ballkanin Perëndimor”.

“Nëse vendeve të këtij rajoni ekstremisht të komplikuar ua marrim perspektivën, do ta përjetojmë atë që tashmë e kemi kaluar gjatë viteve të nëntëdhjeta”, ka thënë ai,transmeton Koha.net.

Liderët e Ballkanit Perëndimor në muajin ardhshëm do të takohen në Bullgari. Porse ka pak shanse që BE në të ardhmen e afërt do ta ftojë ndonjë vend për anëtarësim të plotfuqishëm, njofton AP.

Agjencia shton se perspektiva e anëtarësimit në BE ka dëshmuar forcën lëvizëse për reforma në Ballkan, rajon i shkatërruar me luftëra dhe me shpërbërjen e Jugosllavisë./koha.net/