Luan Aliu sërisht pjesë e listën e deputetëve të LVV: “Do të vazhdojmë të punojmë për një të ardhme më të mirë për qytetarët”

E publikuar: 25/12/2024 19:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu, ka marrë numrin 64, në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Aliu ka thënë se për të është kënaqësi e krenari, që të jetë sërisht pjesë e listës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë,

Me kënaqësi dhe krenari, ju njoftoj se jam përsëri pjesë e listës së deputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe do të vazhdoj të jem një zë i fuqishëm për qytetarët e Kosovës në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, kemi arritur suksese të mëdha në shumë fusha. Kemi investuar në përmirësimin e sistemit arsimor, kemi rritur cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe kemi stimuluar rritjen ekonomike përmes politikave të mençura. Po ashtu, në fushën e sigurisë, kemi forcuar institucionet dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, duke siguruar një mjedis të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët.

Mbështetja ime për kryeministrin Albin Kurti dhe vizionin e tij për një Kosovë të drejtë dhe të zhvilluar është e palëkundur. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë dhe për përmirësimin e jetës së çdo qytetari të Kosovës.

Ju ftoj të më mbështesni në këtë rrugëtim, për të vazhduar realizimin e projekteve dhe vizionit për një Kosovë të zhvilluar dhe të drejtpërdrejtë.

Me respekt,
Luan Aliu