Lojërat dhe aplikacionet më të mira të 2016

E publikuar: 01/12/2016 20:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot është një dhjetor, dhe shënon dhe nisjen e sezonit të festave. Për këtë Google ka publikuar top listën e aplikacioneve dhe lojërave për 2016, bazuar në shkarkimet e tyre nga Google Play Store.

Vitin e kaluar më shumë se 65 miliardë aplikacione janë shkarkuar në telefonët Androidë dhe tabletët nga Google Play në 190 vende të botës.

Aplikacioni më i shkarkuar ka qënë ai i vetë Google për videotelefonata, Duo, i cili të jep mundësi të bësh telefonata me video me këdo që keni në listën e kontakteve dhe që e ka këtë aplikacion, pak a shumë si Skypë apo Face Time i Apple.

Megjithatë këtë vit Google ka vendosur që ti japë çmimin “Best App 2016” aplikacionit Prisma, aplikacioni që i kthen fotot tuaa në një vizatim që duket mjaft realist duke përdorur inteligjencën artificiale.

Ndërkohë përsa i përket lojërave, më i shkarkuar ka qënë aplikacioni Pokemon Go, loja ku mbledh karaktere të Pokemon në botën reale. Për numrin e shkarkimeve ka marrë çmimin “Best Game 2016”.

/Tch/