Llashtica e mobilizuar për ta votuar numrin 144

E publikuar: 12/11/2021 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në takimin e mbajtur në fshatin Llashticë, pamë një disponim të madh të qytetarëve të atij lokaliteti për t’ia dhënë Gjilanit ndryshimin e nevojshëm.

Kryetari Alban Hyseni u zotua se pas 14 nëntorit, kur në krye të komunës do të jetë Lëvizja VETËVENDOSJE!, diskriminimet në baza partiake e nepotise do marrin fund. Do krijohen kushte të volitshme për bujqit, si dhe problemeve infrastrukturore e me ujë të pijshëm do i vie fundi.
Bashkë punojmë, bashkë qeverisim!

#përtëgjithafshatrat
www.albanhyseni.com

Sekretariati për Media dhe Komunikim
Lëvizja VETËVENDOSJE! – Gjilan