Lladrovci: Unë Jam Bindshëm Fitues

E publikuar: 04/12/2016 22:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Unë, e keni pa edhe ju që jam bindshëm fitues dhe zgjedhjet i fiton PDK”, ka thënë Ramiz Lladrovci.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se ai është bindshëm fitues dhe se partia e tij i fiton këto zgjedhje.

“Unë, e keni pa edhe ju që jam bindshëm fitues dhe zgjedhjet i fiton PDK”, ka thënë Lladrovci.

I pyetur si i komenton parashikimet për balotazh, Lladrovci ka pyetur: “Cilin balotazh?”. “Akoma nuk ka rezultate pre eleminare të zgjedhjeve”, tha ai.

I pyetur se a është humbje për ju nëse bini nga 65% në 48%, Ramiz Lladrovci tha: “Jo, jo nuk është humbje”.