Lladrovci: Forca bëri fuqinë

E publikuar: 18/12/2016 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci ka shpallur fitoren në garën për kryetar të Drenasit, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve pa dallim.

Lladrovci më tej ka thënë se të gjithë janë tallur me thënien e tij, “Forca bën fuqinë”, por sipas tij, kjo që po ndodh këto momente në këtë qytet është ajo që ai e ka thënë përmes kësaj thënie.

PDK është duke festuar fitoren me fishekzjarrë.