Liz Truss zgjidhet kryeministre e re e Britanisë së Madhe

E publikuar: 05/09/2022 13:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretarja e Jashtme, Liz Truss, është zgjedhur si kryeministre e re e Britanisë së Madhe.

Ajo erdhi në krye të qeverisë duke pasuar kryeministrin në largim, Boris Johnson, i cili kishte dhënë dorëheqje në muajin korrik pas shpërthimit të skandaleve të njëpasnjëshme, shkruajnë mediat britanike.

Ajo do të trashëgojë një ekonomi në rënie, me inflacion në nivelin më të lartë të 40 viteve dhe faturat e larta të energjisë.

Truss ka premtuar se do të “veprojë menjëherë” për të ndihmuar me kostot e energjisë.

Përmes një njoftimi të enjten, ajo ka thënë se një paketë mbështetëse do të jetë një ndër veprimet e saj të para si kryeministre.

Në garë, ajo mposhti kolegun e saj nga Partia Konservatore, Rishi Sunak.