Lista Serbe dënon ashpër shkatërrimin e kanalit ‘Ibër Lepenc’: Kërkojmë nga KFOR-i dhe EULEX-i hetim urgjent lidhur me këtë rast

E publikuar: 29/11/2024 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kanalet e ujësjellësit të Kompanisë Rajonale ”Ibër Lepenc” në veri të vendit dyshohet të jenë sulmuar me dinamitë.

Në lidhje me këtë incident ka reaguar edhe Lista Serbe, ku ka dënuar ashpër shkatërrimin e kanalit Ibër – Lepenac në fshatin Varage të komunës së Zubin Potokut.

Ndërsa ka kërkuar hetim urgjent nga ana e KFOR-it dhe EULEX-it.

“Lista Serbe dënon ashpër shkatërrimin e kanalit Ibër – Lepenac në fshatin Varage të komunës së Zubin Potokut.

Ky sulm kërcënoi furnizimin me ujë të qytetarëve tanë dhe shkaktoi trazira të serbëve në veri të Kosovës dhe Metohisë.

Duam të themi qartë se ky akt është absolutisht në kundërshtim me interesat e popullit serb dhe kërkojmë nga KFOR-i dhe EULEX-i hetim urgjent lidhur me këtë rast.” – thuhet në njoftim.