Lirohen aktivistët e VV’së nga arresti shtëpiak

E publikuar: 22/08/2017 16:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

4 aktivistët e Vetëvendosjes janë liruar nga mbajtja në arrest shtëpiak pas rreth 1 viti.

Në fund të seancës gjykatësi ka miratuar kërkesën e mbrojtjes dhe kështu Atdhe Arifi është liruar nga paraburgimi kurse Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha nga arresti shtëpiak, raporton KTV.

Atyre u është zëvendësuar kjo masë me paraqitje në polici.