Lipjan, një person gjendet pa shenja jete në traktor

E publikuar: 31/12/2018 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fshatin Gllavicë të Lipjanit një person është gjetur i vdekur në traktor.

“Raportohet se në arat e fshatit në traktorin e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull”, njofton raporti policor.

Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet nga Policia. /Lajmi.net/