Limaj: Do ta lansojmë projektin e vetëpunësimit

E publikuar: 29/05/2017 17:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, gjatë ditës së sotme ka prezantuar para të rinjëve projektin e vetëpunësimit, ku të rinjtë do të mund të aplikojnë dhe të realizojnë objektivat e tyre
“Keni dëgjuar që kemi thënë se çdo familje që nuk ka asnjë të punësuar do ta ketë një të punësuar. Kemi thënë se do të mbështesim ndërmarrjet e vogla. Kemi thënë se do të mbështesim bujqësinë, shëndetësinë, gratë”, ka thënë Limaj. Tutje ai është shprehur se partia që ai drejton do të lansojë projektin e vetëpunësimit.

“Duke parë nivelin intelektual të të rinjve tanë kemi ardhur në përfundim që kanë ide, por që nuk kanë mundësi që ato ide t’i realizojmë. Prandaj, ne si Nismë do të angazhohemi në krijimin e një fondi të vetëpunësimit ku çdo i ri që ka ide, por që nuk ka mjete financiare, këtu do të vij shteti për t’ju thënë se ne jemi këtu”, ka thënë Limaj.

Kreu i Nisma’së theksoi se Kosova ka mjaft fonde për të realizuar këtë, por deri tani ka pasur problem, pasi nuk ka pasur qeveri reformatore.