Ligjvënësit premtojnë më shumë përkrahje për Onkologjinë, renovimet shihen si shpresë për pacientët

E publikuar: 05/07/2024 13:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka vizituar të premten Klinikën e Onkologjisë në QKUK, ndërsa renovimet e bëra në këtë klinikë u panë si shpresë për pacientët, raporton Ekonomia Online.

E ligjvënësit kosovarë premtuan më shumë përkrahje e angazhim, teksa lista e pritjes e mungesa e barnave u konsiderua si problem.

Kryetarja e këtij komisioni, Fatmire Kollçaku ka thënë se është bërë një punë dhe kontribut i madh për përmirësimin e kushteve në këtë klinikë.

“Jemi ardh për të parë renovimin dhe kushtet për trajtimin e pacienteve. Dua të bëhet e ditur që vërtetë kontribut të madh kanë dhënë shumë deputetët, me vështirësitë qe jemi ballafaquar e di që jeta juaj është bërë e ngushtë me pacientet ju janë bërë si familje. Ju përgëzoj juve si staf për të gjithë kushtet e krijuara, çka ne presim është që empatia sepse ju bashkëvuani me pacientë. Ne duhet të përçojmë mesazhe pozitive për jetë. Dëshirojë të di cilat janë kërkesat e juaja çka mundemi ne bashkë me bo. Edhe qytetarët kanë nevojë që kërkesat e tyre inovative të përmbushen. Në mbështetje të stafit secili ka rolin e tyre të rëndësishme, ndryshime infrastrukture po shihen qe janë të mëdha dhe të pajisjeve dhe ndalem edhe tek resurset humane të rrisim numrin e tyre”, tha ajo.

Drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi ka thënë se kushtet për pacientet janë përmirësuar dukshëm dhe sipas tij, nuk mungojnë shërbimet esenciale pa pasur nevojë për te dalë jashtë vendit për trajtim.

Gjithashtu ai ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është bërë promovimi i sistemit laserik C-RAD të gjurmimit optik 3D, duke e bërë kështu këtë institucion të vetmin në rajon me këtë teknologji të avancuar.

“Është e vërtetë që thatë që është bërë një pune e jashtëzakonshme nga mirëmbajtësi i objektit e deri tek stafi mjekësorë. 99,5 për qind kryhet shërbimet publike, trajtojmë 250-300 pacient në ditë me kimioterapi. Në këtë mënyrë onkologjia i përmbush të gjitha nevoja për pacientët. Me kapacitetet që i kemi po mundohemi që t’i trajtojmë të gjithë pacientët pa pasur nevojë për tu trjatuar jashtë Kosovës. Duhet që mungesat e stafit të përmbushen që trajtimi të jete korrekt dhe adëkuat. Kemi 92 përqind të barnave esencial të pranishëm në klinikën tonë. Mendojmë që në muajin gusht dhe shtator të kemi furnizim të mjaftueshëm të barnave dhe qasja e tyre të jetë e lehtë. Do të kemi zgjerime të barnatoreve, me barnat që i kemi në dispozicion ne furnizohemi 100 për qind po nëse ka mungesë i zëvendësojmë më një barna të ngjashme. Lista e pritjes në kimioterapi është zero. Problem kemi fizikatët që i kemi vetëm tre dhe katër praktikantë nevoja e tyre është shumë e madhe e tyre”, ka thënë Kurtishi.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Elvir Azizi, tha se do të “Do të provojmë që të tentojmë t’i ofrojmë sa më shumë kushte pacientëve, fatkeqësisht kjo është çka kemi mundur me mbërri me kushtet sa më të mira”.

Deputeti i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka potencuar se ka ndryshime por sipas tij, janë te pa mjaftueshme edhe pse shpenzime nga buxheti shtetëror është milionësh.

“Kemi vlerësim për punën, është e vërtetë që kjo klinikë është në fokus sidomos në Kuvend, më vjen mirë që po e shoh stafin edhe pse keni pasur probleme në fillim. Ne i kemi përcjell punën edhe renovimin si domosdoshmërisë, nuk është e mjaftueshme duhet ende tema për të trajtuar. Investimet kur te bëhet të bëhet të plotë që të mos ketë probleme dhe njerëzit të mos kenë ankesa. Një pikë për të diskutuar është lista e pritjes e cila shkakton problematika të mëdha por edhe për trajtimet në çmimet e barnave, shpenzime ka të mëdha milionësh nga buxheti i Kosovës  dhe nuk ka aq kushte për ato shpenzime”, tha Zemaj.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, tha se përkundër projektligjit për çmimet e barnave ende ka rritje qe çmimeve dhe ka mungesë të tyre.

“Sa herë që kemi ardhur në vizitë lavdet për stafin e onkologjisë nuk mungojnë. Me sa e mbajë mend ky është viti i tretë që bëhet renovim, përtej fasadës ka nevojë edhe për rritjen e kapaciteteve për aparatura të reja dhe duke e zgjeruar barnat esenciale për pacientët. Ka pasur lista që gjata të kimioterapisë që pacientët janë detyruar që të presin tre muaj për të marrë kimioterapi në Shqipëri, Maqedoni. Kemi ardhur për t’i ballafaquar kërkesat e juaja. Përderisa është rritur buxheti i çmimeve të barnave ende ka ankesa nga pacientet barnat kanë vazhduar të jenë me çmime të shtrenjta”, tha Haxhiu.

Qëllimi i kësaj vizite është njohja nga afër me punën dhe sfidat e kësaj klinike.