Liburn Aliu në Beograd, nënshkruan një marrëveshje për hekurudhat

E publikuar: 13/09/2021 12:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, pa paralajmërim ka shkuar në Beograd.

Në kryeqytetin e Serbisë, Aliu nënshkroi bashkë me ministrat e pesë vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor marrëveshje që kanë të bëjnë me lidhjen e rajonit përmes hekurudhave.

Në këtë ngjarje kanë folur komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Nga Qeveria e Kosovës nuk kanë treguar paraprakisht për vizitën e ministrit kosovar në Beograd. Kjo është ndër vizitat e rralla të një zyrtari kosovar në kryeqytetin serb.