Libri i bardhë: Nëse një vend është apo jo demokratik,kjo duhet njohur nga bashkësia ndërkombëtare

E publikuar: 04/12/2021 14:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Nuk ka një model të ngulitur të demokracisë”, shpalli Kina në një libër të bardhë të publikuar të shtunën mbi përpjekjet e saj në rrugën demokratike, duke shtuar se “nëse një vend është demokratik apo jo, kjo duhet të njihet nga bashkësia ndërkombëtare.
Kina e quan sistemin e saj “demokraci popullore në gjithë procesin”.

Statusi i popullit si zot i vendit është thelbi i demokracisë popullore të Kinës, sipas dokumentit të publikuar nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit, qeverisë kineze.
“Në Kinë, praktika standarde demokratike është dëgjimi i zërit të popullit, veprimi në përgjigje të kërkesave të tij dhe mbledhja e ideve dhe e fuqisë së tij”, thuhet në librin e bardhë me titull “Kina, demokracia që funksionon”.

Konsultimi demokratik është një karakteristikë e demokracisë në Kinë.
Në dokument theksohet se mbikëqyrja e pushtetit është e shtrirë në çdo fushë dhe në çdo kënd.

Në vend të kopjimit të thjeshtë të modeleve të tjera demokratike, Kina merr parasysh kushtet dhe realitetin e vet dhe vepron në bazë të fakteve, duke arritur përparimin në fushën e demokracisë. Për të zhvilluar demokracinë e saj, Kina gjithmonë përthith mençurinë nga kultura dhe tradita e saj mbi 5000-vjeçare. Ndërkohë, “Kina mëson nga çdo arritje politike e vendeve të tjera, por nuk imiton asnjë model të demokracisë. Modeli që përshtatet më mirë është gjithmonë modeli i duhur,” thuhet në dokument.

Demokracia popullore në gjithë procesin përputhet me karakteristikat e spikatura të vendit, dhe pasqyron në të njëjtën kohë aspiratën universale të njerëzimit për demokraci.

Pengesa e vërtetë para demokracisë nuk qëndron në modelet e ndryshme demokratike, por në arrogancën, paragjykimet dhe armiqësinë ndaj përpjekjeve të vendeve të tjera për të kërkuar rrugët e tyre drejt demokracisë dhe në epërsinë e hamendësuar dhe vendosmërinë për t’u imponuar modelin tënd të demokracisë të tjerëve, theksohet në librin e bardhë.