Lezhë: Babë e bir u vranë nga ish-dhëndrri (VIDEO)

E publikuar: 30/08/2022 00:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Babë e bir kanë mbetur të vdekur pasi u qëlluan me armë nga ish-dhëndrri.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Grykë e Zezë të Lezhës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti familjar, që lidhet me divorcin e Besnik Pjetrit me vajzën e Pjerin Perjakut, njofton Abcnews.al përcjell Klankosova.tv.

Besnik Pjetri ka shkuar në banesën e Pjerin Perjakut dhe ka qëlluar me armë duke lënë të vdekur ish-vjehrrin dhe djalin e tij Gent Perjaku.

Dy viktimat ditën e sotme janë kthyer nga Italia.

Ndërkohë autori pas ngjarjes është larguar menjëherë.

Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën dhe po punon për kapjen e autorit.