Lewandowski pas finales kapet në shtratin e hotelit me… (Foto)

E publikuar: 24/08/2020 21:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bayern Munih u shpall mbrëmë kampion i Ligës së Kampionëve, për herë të gjashtë në historinë e klubit, pasi mposhti PSG me rezultat 1:0.

Njëri ndër më meritorët për bavarezët është qendërsulmuesi polak, Robert Lewandowski, i cili me 15 golat e tij u shpall dhe golashënuesi më i mirë i garës.

Në fakt këtë trofe, ai e ka dëshiruar prej kohësh pasi në vitin 2013 në finalen e “Wemble-yt” ishte pikërisht Bayern që do t’ia mohonte këtë mundësi pasi mposhti ekipin e atëhershëm të 32-vjeçarit, Borusia Dortmund (1:0).

Ndërkaq në rrjete sociale sulmuesi ka publikuar një fotot ku shfaqet në shtrat bashkë me trofeun më të rëndësishëm të futbollit evropian për klube.

“Sot u zgjova kështu”, shkruan Lewandowski krahas fotos së publikuar./tch