Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për Putinin

E publikuar: 17/03/2023 17:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka bërë të ditur se ka lëshuar-urdhër arrest për presidentin rus, Vladimir Putin.

Urdhër-arresti është lëshuar për shkak të dyshimit se Putin është përfshirë në rrëmbimet e fëmijëve nga Ukraina.

Gjykata tha në një deklaratë se Putini “dyshohet se është përgjegjës për krimet e luftës, të dëbimit të paligjshëm të popullsisë përkatësisht fëmijëve dhe atë të transferimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse”, shkruan Euronews.

Po ashtu, përveç Putinit, Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhër-arrest edhe për Komisioneren për të Drejtat e Fëmijëve në Zyrën e Presidentit të Federatës Ruse, Maria Aleksenyevna Lvova-Belova.

Urdhër-arrestet e sipërpërmendura janë lëshuar në bazë të kërkesave të paraqitura nga Prokuroria më 22 shkurt 2023.