Lëshohet përsëri urdhër arrest për Dardan Molliqajn

24.06.2022 12:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lëshohet përsëri urdhër arrest për Dardan Molliqajn

Për shkak se Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka munguar në seancën e së premtes, përsëri ka dështuar të nis gjykimi për rastin e përleshjes fizike mes tij, shoqëruesit të tij dhe deputetit të VV-së, Haki Abazi, pas një debati televizivë në 2019-ën. Ndaj Molliqajt gjykata ka lëshuar urdhër arrest.Në këtë rast akuzohet edhe Fatos Sahiti i cili ishte i pranishëm në sallë të gjykimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me mungesën e të akuzuarit Molliqaj, gjykatësja e rastit Vlora Pacolli-Rexhepi bëri të ditur se i njëjti është arrestuar në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga gjykata më 17 qershor të këtij viti.Gjykatësja Pacolli –Rexhepi deklaroi se arrestimi i tij ishte bërë pas orarit të punës së gjykatës dhe tha se nuk ka pasur kushte për mbajtjen e seancës.

Arsyeja e urdhër arrestit sipas gjykatës Pacolli-Rexhepi ka qenë adresa e pa saktë që i akuzuari Molliqaj e kishte lënë në shkresat e lëndës.Tutje, e njëjta deklaroi se gjykata në koordinim me të akuzuarin Molliqaj dhe pas premtimit të tij se i njëjti do të paraqitet në seancën e radhës ka revokuar urdhër arrestin.

“Atëherë gjykata në koordinim me të pandehurin Dardan Molliqaj dhe pas premtimit të tij se i njëjti do të paraqitet në seancën e radhës dhe pasi i njëjti ka siguruar adresën e saktë dhe ka pranuar ftesën me vërejtje dhe njoftim për pasoja ligjore të mos paraqitjes gjykata, ndaj të njëjtit me datë 17.06.2022 e ka revokuar urdhër arrestin te datës 01.06.2022”, tha gjykatësja Pacolli-Rexhepi.

Mirëpo, për arsye se i njëjti edhe pas pranimit të ftesës, revokimit të urdhër arrestit dhe pasi i njëjti kishte dhënë premtime do të paraqitet në seancë, gjykatësja Pacolli-Rexhepi tha se për të njëjtin konform nenit 307 dhe 175 të Kodit të Procedurës Penal gjykata përsëri lëshon urdhër arrest të ri ndaj Molliqajt.

Meqenëse se i akuzuari Sahiti ishte në seancë, gjykatësja e rastit Pacolli-Rexhepi e ka njoftuar atë për arsyet të cilat gjykata ka lëshuar urdhër arrest ndaj tij,
sepse sipas saj në fletëkthesën e datës 29 prill 2022 është konstatuar se i akuzuari refuzon pranimin e ftesës.E lidhur me këtë, i akuzuari Sahiti deklaroi se asnjëherë nga askush nuk është kontaktuar dhe se konstatimi i asaj fletë kthesë sipas tij nuk është e saktë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Lëshohet përsëri urdhër arrest për Dardan Molliqajn

Lëshohet përsëri urdhër arrest për Dardan Molliqajn

Pas vizave, lajm i keq për Kosovën edhe për punën e NATO-s

Pas vizave, lajm i keq për Kosovën edhe për punën e NATO-s

50 kandidatë për zyrtarë korrektues në burgje nënshkruajnë kontratat me ShKK’në

50 kandidatë për zyrtarë korrektues në burgje nënshkruajnë kontratat me ShKK’në

Sveçla akuzon strukturat paralele serbe në veri për sulmin ndaj “Elektrokosmet”

Sveçla akuzon strukturat paralele serbe në veri për sulmin ndaj “Elektrokosmet”

Konferenca para apelit në rastin ndaj Gucatit dhe Haradinajt mbahet më 5 korrik

Konferenca para apelit në rastin ndaj Gucatit dhe Haradinajt mbahet më 5 korrik

Kurti, ambasadores së Luksemburgut: Ju lutem të përpiqeni të mos e takoni opozitën time

Kurti, ambasadores së Luksemburgut: Ju lutem të përpiqeni të mos e takoni opozitën time

Von Cramon: Ministri i Brendshëm francez është kundër heqjes së vizave për Kosovën

Von Cramon: Ministri i Brendshëm francez është kundër heqjes së vizave për Kosovën

Shkodra viziton Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin: Drejtësia dhe e vërteta do të fitojnë

Shkodra viziton Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin: Drejtësia dhe e vërteta do të fitojnë

Haradinaj: Sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës

Haradinaj: Sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës

Presidenca për liberalizim vizash: Ekziston mbështetja deklarative nga shumica e vendeve të BE-së

Presidenca për liberalizim vizash: Ekziston mbështetja deklarative nga shumica e vendeve të BE-së

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane: VV-ja e ka mbajtur peng Kosovën për vizat që 6 vjet

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane: VV-ja e ka mbajtur peng Kosovën për vizat që 6 vjet

Hoxhaj i reagon ashpër BE-së pas Samitit në Bruksel

Hoxhaj i reagon ashpër BE-së pas Samitit në Bruksel

Berisha: Kurti t’i lë kopallat e kota por t’u kërkojë vartësve të marrin masa kundër rritjes së çmimeve

Berisha: Kurti t’i lë kopallat e kota por t’u kërkojë vartësve të marrin masa kundër rritjes së çmimeve

Pas dështimit të Trustit, kërkohet dorëheqja e Qeverisë Kurti

Pas dështimit të Trustit, kërkohet dorëheqja e Qeverisë Kurti

Mustafa reagon pas Samitit: Bllokuesi i vizave nuk është vetëm Macron, është edhe Vjosa Osmani

Mustafa reagon pas Samitit: Bllokuesi i vizave nuk është vetëm Macron, është edhe Vjosa Osmani

Ministrja Schwarz takohet me ambasadorët e shteteve anëtare të KE, kërkohet anëtarësimi i Kosovës në këtë institucion

Ministrja Schwarz takohet me ambasadorët e shteteve anëtare të KE, kërkohet anëtarësimi i Kosovës në këtë institucion