Lenjani: Bashkëshortja e Stavilecit ka pësuar thyerje të kockës së hundës

E publikuar: 28/08/2017 18:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Drejtori i Emergjencës Basri Lenjani, ka folu për gjendjen shëndetësore të Vitore Stavilecit, bashkëshortes së ministrit Blerand Stavileci.

Ai bëri të ditur se rreth orës 14:30 me autoambulancë është sjellë një e lënduar si pasojë e një sulmi fizik.

Lenjani njoftoi se bashkëshortja e Blerand Stavilecit ka pësuar lëndim apo thyerje të kockës së hundës dhe bëhet fjalë për lëndim të syrit të djathtë që është e shoqëruar me plagë, me gjakderdhje të vogla, transmeton kp.

Ndërsa vet ministri Blerand Stavileci, pasi që ka dalë nga emergjenca ka thënë se nuk dëshiron të flas pasi që do të prononcohet gjatë ditës së nesërme lidhur me rastin.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!